×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Kurti për çështjen e Presidentit: Njëherë flas me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 7:43

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.

    Ai ka folur edhe për çështjen e Presidentit.

    Kurti ka thënë se pari do të flas me preisdenten aktuale Vjosa Osmani dhe pastaj me opozitë.

    “Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore. Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026”.

    “Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çështje. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky s’është as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi”, deklaroi mbrëmë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!