×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    LDK pëson debakël, humb në të gjitha komunat e Kosovës

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 8:08

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar mbi 99.26% të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje.

    Bazuar në këto rezultat, LDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke humbur në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë ato në të cilat qeverisin kryetarët e saj, shkruan Reporteri.net.

    Partia e Kurtit ka fituar bindshëm në të gjitha komunat ku qeverisë LDK, si Prishtinë, Lipjan, Pejë, Istog.

    Kujtojmë se tani kur janë numëruar mbi 99.26% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 49.30%, PDK me 21.01% dhe LDK renditet e trea me 13.59%, AAK e katërta me 5.68%, kurse Nisma nuk ka kaluar pragun pasi ka marrë vetëm 1.72%. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!