Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Arben Gega, pas hapjes zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, duke shprehur optimizëm për rezultatin zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Gega tha se PDK-ja ka nisur “fushatën e fitores”, duke theksuar mbështetjen dhe energjinë që, sipas tij, po e shoqëron partinë në këtë proces zgjedhor.
“U hap fushata e fitores! Me energji, mbështetje të madhe dhe besim për ndryshim, sonte nisëm rrugëtimin tonë drejt 7 qershorit”, ka shkruar Gega.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme ta rikthejë vendin në zhvillim, ndërsa Ferizajn e cilësoi si model të qeverisjes së PDK-së.
“PDK është gati ta kthej Kosovën në linjën e zhvillimit. Ferizaji, ku u mbajt hapja e fushatës, është shembulli më i mirë si ecë një vend që udhëhiqet nga PDK”, thuhet në postimin e tij.