Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë është bashkuar edhe profesori Miftar Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza e ka cilësuar Kurtin si profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim.

“Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe”, ka shkruar Hamza.

Reklamë

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet, duke e përmbyllur postimin me mesazhin: “Mirë se vjen, Profesor!”.