Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Dragashit.

Hamza ka thënë se kjo komunë, si perlë natyrore, do ta ketë mbështetjen e tij si kryeministër.

Ai ka thënë se qytetarët meritojnë një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi atë partiak, ligjin mbi pushtetin dhe rezultatet mbi propagandën.

Reklamë

“Dragashi, perla natyrore e Kosovës, do ta ketë mbështetjen time si Kryeministër. Qytetarët meritojnë një qeveri që u shërben atyre, jo një qeveri që e përdor shtetin për interesa të veta. Ata meritojnë një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi atë partiak, ligjin mbi pushtetin dhe rezultatet mbi propagandën. Më 7 qershor, Kosovës i duhet ndryshimi. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza.