Kandidati për deputet nga LDK, Blerim Kuçi ka zhvilluar dy takime, ku ka theksuar mbështetjen dhe përkrahjen që po merr nga qytetarët dhe bashkëluftëtarët.

Në një postim tnë Facebook, Kuçi ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një pritje me familjen Berisha, ku janë diskutuar tema që lidhen me të ardhmen e vendit.

“Sonte, në një pritje të ngrohtë me familjen Berisha, ndamë biseda të sinqerta për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen që duam ta ndërtojmë bashkë. Mirënjohës për mikpritjen, respektin dhe përkrahjen që kam marrë gjithmonë nga familja Berisha ndër vite”, ka shkruar ai.

Reklamë

Sipas tij, besimi i qytetarëve përbën motivim dhe përgjegjësi në rrugëtimin e tij politik.

“Besimi juaj është përgjegjësi dhe motivim për të vazhduar me përkushtim, afër qytetarëve dhe zërit të tyre”, ka shtuar Kuçi, duke publikuar edhe numrat e fushatës: “LDK 113 | Blerim Kuçi 47”.

Në një postim tjetër, kandidati i LDK-së ka takuar bashkëluftëtarë në Arbanë të Prizrenit, të cilët kanë shërbyer në Brigadën 123 të UÇK-së në Suharekë, si dhe strukturën e nëndegës së LDK-së.

“Mirënjohje për bashkëluftëtarët, të cilët me guximin dhe luftën e tyre për liri kanë lënë gjurmë krenarie, duke nderuar veten, familjet e tyre, Suharekën dhe gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

Reklamë

Kuçi theksoi se mbështetja e tyre është motiv shtesë për fushatën.

“Përkrahja e tyre në këtë rrugëtim është motivim shtesë për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka përfunduar ai.