Shqipëria sonte nga ora 18:00 do të luajë kundër Bjellorusisë.

Por në këtë sfidë sonte Shqipëria do të jetë pa lojtarin kryesor të saj Ernest Muçi.

Mungesa e tij tashmë është konfirmuar, pasi stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë me Muçin, të cilit i kushtoi ndërhyrja e rëndë e Miro Tenho në ndeshjen ndaj Finlandës.

Reklamë

Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes për Shqipërinë, stafi teknik ka vendosur të mos marrë rrezikun e përkeqësimit të gjendjes fizike të futbollistit, duke preferuar një alternativë tjetër në repartin ofensiv.

Një vendim që merr në konsideratë edhe detyrimet e Muçit ndaj klubit të tij, raporton TCH.

Mungesa e tij është një goditje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët humbasin një nga lojtarët më në formë të momentit, autorin e golit spektakolar ndaj Finlandës, por edhe të golit të dytë në fitoren 3-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë.