×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Numërimi

    Diaspora përmbys rezultatin në Istog, VV-ja del partia e parë, LDK bie e dyta

    Reporteri
    15 Qershor 2026 | 21:01

    Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në Istog, që ishte e vetmja komunë ku sipas rezultateve preliminare LDK kishte dalë parti e parë.

    Pas procesimit të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje tani renditet parti e parë, ndërsa LDK ka rënë në vendin e dytë, shkruan Reporteri.net.

    VV nga 92.75% e votave, ka marrë 38.54%, ndërsa LDK 37.88%.

    Nga ky rezultat, LDK nuk është më parti e parë në asnjë komunë.

    Ndërkohë kanë mbetur edhe pesë vendvotime për t’u procesuar./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!