×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me vota Vjosa Osmanin

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 12:31

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 62,09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

    Aktualisht, në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka marrë 147,433 Vota, kur janë numëruar 1,551 vendvotime nga 2,498 sa janë në total.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri tani numëron 73,035 Vota.

    Në vend të tretë, si bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë aktualisht 48,135 Vota.

    Ndërsa Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 24,857 Vota.

    /Reporteri.net/

    Rreth 25% e votave të numëruara në Prishtinë: Garë e ashpër mes Osmanit dhe Kica-Xhelilit, mbetet mbrapa edhe Abdixhiku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!