Fatmire Kollçaku, njëra prej kandidateve të propozuara për Presidente të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje në mars të këtij viti, deri tani, me 75,90% të votave të numëruara në zgjedhjet e 7 qershorit, ka siguruar 9 mijë e 919 vota.
Ajo, sipas rezultateve të deritanishme, renditet në vendin e 46-të.

Bdonëse ishte propozuar për postin e të parës së vendit, Kollçaku bashkë me të propozuarin tjetër Glauk Konjufca ishin tërhequr nga gara opr t’ia hapur rrugës Feride Rushitit, azgjedhja e së cilës dështoi dhe vendi u detyrua të shkojë në zgjedhje.