×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Rezultatet

    “Fundi i VV-së në Junik”: VV përfundon e treta, Nezir Krakit i përgjysmohen votat

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 16:02

    Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për deputet Nezir Kraki kanë shënuar rënie në vota në Komunën e Junikut.

    VV në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishte renditur si parti e parë në Junik me 40.52%, ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, ka përfunduar parti e tretë me 25.78%, shkruan Reporteri.net.

    Tani atje parti e parë është AAK, pasuar nga LDK.

    Rezultati nga zgjedhjet e 7 qershorit

    Përgjysmim të votave ka pasur ndërkohë kandidati për deputet, Nezir Kraki, i cili vjen nga ky qytet.

    Në këtë komunë tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga vendvotimet e rregullta, ku shihet se Kraki renditet i treti me 245 vota.

    Tek ky rezultat nuk përfshihen votat e diasporës.

    Në zgjedhjet e kaluara ndërkohë nga rezultatet përfundimtare, Kraki kishte marrë në Junik 641 vota.

    Kraki njihet për “fundin” që ua jep temave e çështjeve, sa herë që i komenton./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!