Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj ka bërë të ditur se pas tubimit hapës të fushatës mbrëmë në Prishtinë, janë takuar me kryetarët e komunave, anëtarët e kuvendeve komunale dhe anëtarët e qeverisjeve komunale, të cilët i quajti promotorë të fitoreve.

Hasanpapaj ka shkruar se ndjen mirënjohje të pafund për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen që po na jepni çdo ditë.

Postimi i plotë:

Reklamë

Pas tubimit madhështor në hapjen e fushatës mbrëmë në Prishtinë, takuam kryetarët e komunave, anëtarët/et e kuvendeve komunale dhe anëtarët e qeverisjeve komunale, promotorët e fitoreve tona në çdo komunë dhe njerëzit që mbajnë gjallë degët e nëndegët e LDK-së.

Mirënjohje pafund për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen që po na jepni çdo ditë. Bashkë, drejt fitores! ??