Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj ka njoftuar se është takuar me banorët e fshatit Voksh të Deçanit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se banorët e kësaj zone gjithmonë ka dhënë shumë për Kosovën.
“Bashkë po ecim drejt një vizioni më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Në Voksh të Deçanit, gjetëm mikpritje bujare nga banorët e kësaj ane që gjithmonë ka dhënë shumë për Kosovën.
Faleminderit për nderin që po na bëni në këtë fushatë dhe për besimin që po tregoni ndaj nesh. Bashkë po ecim drejt një vizioni më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë. ??