Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mungesë veprimi dhe për premtime të përsëritura pa rezultate konkrete.
Ai tha se qeveria aktuale po sillet sikur të ishte ende në opozitë, ndonëse ka qeverisur për katër vite, duke rikthyer vazhdimisht të njëjtat premtime që nuk u realizuan.
“Kurti 4 herë në zgjedhje ka shkuar me të njëjtat premtime, por qytetarët ende presin rezultatet e premtuara,” u shpreh Hasanpapaj.
-Ai theksoi se një qeverisje e suksesshme duhet të fokusohet tek projektet konkrete dhe shërbimi ndaj qytetarëve, dhe jo vetëm tek fjalët dhe premtimet elektorale.
Kujtojme se Hasanpapaj kandidon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 34 në listën e LDK-së.