Kandidatja për deputete e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 7 qershorit, ta votojnë edhe kandidatin Gentrit Murseli, nënkryetar i Forumit Rinor të LDK’së.
Bajrami ka thënë se Murseli është asamblisti më aktiv në Kuvendin e Gjilanit.
“Gentrit Murseli , nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së, asamblisti më aktiv në Kuvendin e Gjilanit, në këto zgjedhje është në garë për deputetë”, ka shkruar Bajrami.