Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, shkruan Reporteri.net.
Deri tani janë procesuar votat nga 83 vendvotime.
Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc?
Numërimi i votave të tyre ka filluar sot, ku njëkohësisht po bëhet edhe verifikimi i votave të partive.
Të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.
Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë./Reporteri.net