×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / 7 qershori

    KQZ publikon votat e para në ambasada: VV 84%, PDK 7.55%, LDK 5.41%

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 21:44

    Komisioni Qedor i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

    Janë numëruar 2 nga 47 vendvotime nga përfaqësitë diplomatike, që përbëjnë 4.26% të totalit të procesit të votimit në këtë kategori, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 84.00% të votave, duke siguruar 1,024 vota.

    Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.55% ose 92 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.41% apo 66 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e fundit me 1.89% ose 23 vota.

    Këtë janë rezultatet nga numërimi i votave në Ambasadën e Kosëvës në Berlin dhe Konsullatën në Stutgard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!