Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës.
Në faqen zyrtare, KQZ ka shpjeguar hap pas hapi procesin: Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë; zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë, shkruan Reporteri.net.
“Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026”, theksohet në njoftim.
KQZ ka bashkangjitur edhe broshurën e kandidatëve dhe listën e adresave. /Reporteri.net