×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    KQZ: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

    Reporteri
    13 Qershor 2026 | 15:33

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

    Ai po ashtu tha se po sot pritet të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

    “Përveç përfundimit të numërimit të fletëvotimeve që u takojnë 30 përfaqësive diplomatike, gjatë ditës së sotme, presim që të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime të dielën në mbrëmje, edhe në komunën e Prishtinës”, tha Elezi për Klanin.

    “Kësisoj, ky moment do të shënonte përfundimin e aktiviteteve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në 38 sosh, ku gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar këto dy aktivitete kryesore që kanë të bëjnë me fletëvotimet nga vendvotimet e rregullta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!