×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Detajet

    KQZ tregon kur do të nis numërimi i votave me postë nga diaspora

    Reporteri
    12 Qershor 2026 | 16:54

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që shumë shpejt të nisë numërimin e fletëvotimeve të ardhura përmes votimit me postë nga diaspora.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se fillimisht duhet të përfundojë procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës, i cili është duke u zhvilluar aktualisht.

    “Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë”, ka deklaruar Elezi për Gazetën Online Reporteri.net.

    Sipas tij, nëse numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike përfundon gjatë së premtes, atëherë po sonte mund të nisë edhe numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!