Ish-deputetja Jeta Statovci ka mbetur jashtë Kuvendit për legjislaturën e re, pas numërimit të të gjitha votave, shkruan Reporteri.net.

Statovcit ia mori ulësen dje VV’ja kur fitoi deputetin e 53’të dhe LDK ra në 17 ulëse.

Ajo ka marrë 15 mijë e 871 vota.

Reklamë

Statovci ka qenë më herët deputete në grupin parlamentar të VV’së, nga partia GUXO.

Për këto zgjedhje ajo u largua nga GUXO, dhe iu bashkua Vjosa Osmanit në listën e LDK’së./Reporteri.net