Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka treguar se kush do të jenë kandidatët e LDK-së për deputetë nga Gjilani.

Përveç tij, Haziri tha se nga kjo degë kandidatë do të jenë edhe Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.

“Më lejoni t’ju njoftoj për pesë kandidaturat e Degës së Gjilanit për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit: unë, bashkë me dr. Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu. Zotohemi se do të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës. Në veçanti, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës. Na priftë e mbara. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri./Reporteri.net

Reklamë