×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Mbi 17 mijë vota deri më tash, vëllai i Heroit Ilir Konushevci në mesin e më të votuarve në Vetëvendosje

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 19:52

    Në Qendrën e Numërimit të Votave në KQZ po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

    Deri më tani janë numëruar 75,90% e votave.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka siguruar 17,323 vota, duke u renditur në mesin e 20 më të votuarve të kësaj partie.

    Konushevci njihet edhe si vëllai i heroit Ilir Konushevci, një prej figurave të rëndësishme të luftës çlirimtare në Kosovë.

    Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten të pjesshme deri në përmbylljen e plotë të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!