Nesër do të përmbyllet procesi i numërimit të votave me postë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ai ka bërë me dije se kanë mbetur edhe shtatë kuti pa u numëruar, të cilat do të numërohen në mëngjes.
“Ju njoftoj se nesër (e mërkurë, 17 qershor 2026) deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës. Deri në përfundim të ditës së sotme (e martë) do të procedohen 216 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet e supozuara me fletëvotime, ndërkaq kutitë e mbetura, 7 të tilla, do të fillojnë të numërohen mëngjesin e të mërkurës”, ka deklaruar Elezi.
Njëkohesisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.
Ky lloj votimi është mundësuar në 52 vendvotime ku janë evidentuar 8,751 votues.
Poashtu do të bëhet edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues./Reporteri.net