×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / QNR

    Nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës nga votimi nëpër ambasada

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 16:24

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

    Votimi është zhvilluar më 6 qershor, në 30 përfaqësi diplomatike.

    “Nga 27 mijë e 724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22 mijë e 360 prej tyre apo 82.46%”, deklaroi Elezi.

    Ai bëri me dije se në QNR është duke vazhduar procesi i verifikimit i pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit me postë.

    “Deri në përfundim të ditës së mërkurë, në vlerësim janë përfshirë 23 mijë e 300 pako”, tha Elezi.

    Sa i përket pakove të refuzuara, Elezi tha se arsyeja më e shpështë është shkaku i mungesës së dëftesës së regjistrimit që votuesi e pranon nga KQZ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!