×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Numërimi i votave me postë drejt fundit, rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Reporteri
    17 Qershor 2026 | 7:26

    Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar 96,41% e tyre.

    KQZ-ja në përditësimin e fundit njofton se të procesuara janë 215 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.

    Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.97%, duke siguruar edhe mandatin e 53-të.

    Pas VV-së, renditet LDK me 12.01%, PDK me 8.25% dhe AAK me 4.15%.

    Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.

    Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!