Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 18:05, janë procesuar 27 nga gjithsej 47 vendvotime, ose 57.45 për qind e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm me 10,835 vota apo 82.84 për qind.

Reklamë

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 957 vota ose 7.32 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 874 vota apo 6.68 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka siguruar 258 vota, që përbëjnë 1.97 për qind të totalit të votave të numëruara.