×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Numërohen mbi 14% e votave me postë: VV e para me 63%, LDK 20%, AAK 9.40, PDK 4.40

    Reporteri
    13 Qershor 2026 | 14:31

    14.04% e votave apo 8 kuti nga 57 gjithsej të votave me postë janë numëruar deri tani, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes faqes së saj.

    Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 63.67% apo 1 mijë e 882 vota, duke lënë pas partitë e tjera me përqindje shumë më të vogël, shkruan Reporteri.net.

    E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 20.57% apo 608 vota, kurse e treta është Aleanca me 9.40% apo 278 vota.

    E katërta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4.40% apo 130 vota.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!