Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave më të fundit, deri tani janë numëruar 80,86 për qind e votave, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë se liderët e partive kryesore vazhdojnë të dominojnë listat e kandidatëve më të votuar.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar mbetet Albin Kurti me mbi 191 mijë vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me mbi 150 mijë vota. Në mesin e 20 më të votuarve të kësaj partie renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kryeson me mbi 96 mijë vota. Pas tij renditen Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe Uran Ismaili. Në top 20-shen e PDK-së bëjnë pjesë edhe Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, Enver Hoxhaj, Bekim Haxhiu dhe Blerta Deliu-Kodra.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, lista udhëhiqet nga Vjosa Osmani Sadriu me mbi 63 mijë vota, ndërsa pas saj vijnë Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami. Në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati më i votuar deri më tani është Ardian Gjini me mbi 33 mijë vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj. Në mesin e 20 më të votuarve të AAK-së renditen edhe Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku dhe Albana Bytyqi.
20 më të votuarit në VV
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Ilir Kërçeli, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Ardian Gola, Nezir Kraki, Arton Konushevci dhe Alban Bajrami.
20 më të votuarit në PDK
Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Elmi Reçica, Jakup Nura, Altin Krasniqi, Besa Kabashi Ramaj, Fadil Demaku, Eman Rrahmani, Bekim Haxhiu, Artan Behrami dhe Blerta Deliu-Kodra.
20 më të votuarit në LDK
Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj, Shkëmb Manaj, Paris Guri dhe Sadri Berisha.
20 më të votuarit në AAK
Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arber Tolaj, Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu, Avni Arifi, Blerim Bajramaj, Diellza Kukaj, Durim Halilaj, Flamur Fetahaj, Valdet Nuraj, Ahmet Isufi, Hasan Gjikokaj dhe Bali Muharremaj.