×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Numërohen rreth 80% e votave me postë, VV e para me mbi 70%

    Reporteri
    16 Qershor 2026 | 19:25

    Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar rreth 80% e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Në ëeb faqen e KQZ’së figurojnë të procesuara 178 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.

    Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.12%.

    Pas VV’së, renditet LDK me 12.64%, PDK me 8.08% dhe AAK me 4.40%.

    Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.

    Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!