Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri tash, vetëm AAK ka publikuar listën, ku bartës është Ardian Gjini, ndërsa kreu i partisë, Ramush Haradinaj renditet i 11’ti.
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i kanë publikuar ato, derisa ka mbetur rreth një orë që afati të mbyllet.
Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ishte e fundit që publikoi listën pas orës 00:00, ndërsa partitë e tjera e kishin bërë më herët./Reporteri.net