×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Përditësohet rezultati i votave me postë: VV 69.24%, LDK 18.38%, AAK 8.59%, PDK 3.26%

    Reporteri
    13 Qershor 2026 | 13:34

    Dy kuti apo 3.51% e votave me postë janë numëruar deri tani ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes faqes së saj.

    Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 69.24% apo 403 vota, duke lënë pas partitë e tjera me përqindje shumë më të vogël, shkruan Reporteri.net.

    E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.38% apo 107 vota, kurse e treta është Aleanca me 8.59% apo 50 vota.

    E katërta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 3.26% apo 19 vota.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!