×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Raportuesi për Kosovën në PE

    Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon frustrim të qytetarëve me situatën politike

    Reporteri
    08 Qershor 2026 | 13:59

    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

    Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

    Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

    “Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!