Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht.

Sipas përditësimeve të fundit në platformën e KQZ-së, deri më tani janë numëruar 13 nga 52 kutitë e vendndvotimeve.

Nga këto rezultate të deritashme, VV renditet e para,  PDK e dyta, LDK e treta dhe Aleanca e katërta.

Reklamë

Pesë kandidatët më të votuar të VV-së nga numërimi i votave me kusht deri më tani janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.

Nga PDK pesë më të votuarit deri më tani janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili e Sala Jashari.

Nga LDK: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, ndërsa nga AAK pesë më të votuarit deri më tani janë: Ramush Haradinaj, Ardian Gjini, Daut Haradinaj, Agim Çeku e Besnik Tahiri./Reporteri.net/