Ambasada e Kosovës në Paris ka dalë me një njoftim lidhur me mërgimtarët që kanë vendosur të votojnë me postë, në Francë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada u ka sqaruar se zarfet për votim me postë nuk duhet të dërgohen në adresë të ambasadës, shkruan Reporteri.net.

Aty është bashkangjitur adresa e kutisë postare ku duhet të dorëzohen zarfet.

Reklamë

“Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.  Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS. Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë ?

?KQZ – ZGJEDHJET

BP 30034

75362 PARIS CEDEX 08”, thuhet në postim.

Afati i votimit me postë ka filluar më 21 maj dhe zgjat deri më 6 qershor 2026./Reporteri.net

Reklamë