×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 9:59

    Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sapo ka hedhur votën e saj.

    Osmani para mediave ka thënë se ka optimizëm që zgjedhjet e sotme do ta shtrojnë rrugën drejt formimit të institucioneve dhe daljes së vendit nga kriza.

    “Jam e bindur që me votën e qytetarëve sot do të mundësohet rruga drejt formimit të institucioneve dhe daljes nga kriza. Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!