×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Afati drejt fundit

    Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim nga diaspora

    Reporteri
    16 Maj 2026 | 17:09

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pasi afati po përfundon.

    Sipas KQZ-së, procesi i regjistrimit për votim jashtë Kosovës përfundon më 17 maj, ndërsa deri tani kanë aplikuar afro 100 mijë votues nga diaspora.

    “Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim. Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedh Presidentin e vendit.

    Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!