×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e PDK-së në Skenderaj – flet sërish Sami Lushtaku

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 20:57

    Ndërsa po raportohet në vazhdimësi për përplasjet mes të ashtuquajturit grup i Bekim Jasharit e Nuredin Lushtakut me të Sami Lushtakut pas përplasjes në nëndegën e Klinës së Epërme, ka reaguar sërish ky i fundit duke folur për procesin zgjedhor të kësaj partie në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.


    Lushtaku përmes një postimi në Facebook thotë se PDK është në përfundim të procesit zgjedhor në këtë komunë ku tregon se janë mbajtur 54 kuvende nëpër fshatrat.
    Ai thotë se zgjedhjet janë përcjellur me frymë shumë demokratike, më transparencë të plotë, ku mbi 90% e kuvendeve janë zhvilluar me votim të fshehtë, me liri të plotë votimi.

    Postimi i plotë i Sami Lushtakut:

    Qytetarë të dashur të Skenderajt,

    Ashtu siç jeni të njoftuar, Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim të procesit të zgjedhjeve të brendshme. Gjatë këtij procesi, ne si degë e Skenderajt, kemi mbajtur 54 kuvende nëpër fshatrat e komunës sonë, secila nga të cilët është nëndegë në vete.

    Këto zgjedhje të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, janë përcjellur me frymë shumë demokratike, më transparencë të plotë, ku mbi 90% e kuvendeve janë zhvilluar me votim të fshehtë, me liri të plotë votimi.

    Falenderoj nga zemra rreth 10 mijë qytetarë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë marrur pjesë në këtë proces zgjedhor fer, demokratik e transparent.

    Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin që na keni dhënë jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por që për 20 vite më radhë keni mbështetur PDK-në.

    Ju, me votën tuaj, keni zgjedhur strukturat e reja drejtuese në nivel të nëndegëve, kryetarët, kryesitë dhe delegatët të cilëve ju keni besuar më së shumti. Këto struktura janë urë lidhëse e juaja më strukturat e reja, që do të dalin në Kuvendin e degës, i cili do të mbahet së shpejti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!