Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot dy komuna të Anamoravës.

Ai ka qenë në Gjilan e Viti, prej nga ka thënë se LDK është shtëpi e madhe politike.

“Lidhja Demokratike është shtëpi e madhe politike, me kandidatë të jashtëzakonshëm e të mbarë. Si një familje, rrugëtimi ynë përpara është i drejtë dhe i qartë. Të gjithë, për të gjithë.”, tha ai.

Reklamë

Njoftimi i plotë: 

Sot, në Anamoravë.

I shoqëruar nga kandidatët tanë nëpër Kosovë, së bashku me Kryesinë e LDK-së dhe me Shtabin Qendror, ditën e nisëm në Gjilan tek Lutfi Haziri; në përgatitjet përfundimtare të javës së ardhme elektorale. Vazhduam në Viti. Aty me Sokol Haliti, bashkëbiseduam me strukturat tona e me qytetarë.

Lidhja Demokratike është shtëpi e madhe politike, me kandidatë të jashtëzakonshëm e të mbarë. Si një familje, rrugëtimi ynë përpara është i drejtë dhe i qartë. Të gjithë, për të gjithë.