Kandidati i PDK-së, për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka prezantuar programin e tij për 4 vitet e ardhshme qeverisëse nëse merr besimin e qytetarëve.
Me moton “Për Ferizajn që duam”, Agim Aliu, përmes një video ku ka prezantuar programin qeverisës 2021-2025 ka thënë se një nga të shumtat projekte që presin t’i realizojnë në mandatin e ri, është rregullimi i parkut në zemër të qytetit, në oborrin e ish-shkollës “Gjon Serreçi”.
Ai ka premtuar më shumë parqe e gjelbërim.