Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës për herë të parë janë përballur sonte në një debat.
Ata janë pyetur nëse kanë dëgjuar për njëri tjetrin para garës për Prishtinën.
“Nga distanca unë po, por deri në fushatë nuk kam pasur rastin ta takojë zotin Rama. Herën e parë jemi takuar në Prizren ku kemi shkëmbyer disa biseda të shkurtëra.”, tha Vitia në Rubikon, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Edhe Rama tha se ka dëgjuar për Arben Vitinë.
“Edhe unë kam dëgjuar për z.Vitia. Tash për herë të parë po kalojmë sot më shumë kohë te ju”, u shreh Rama./Reporteri.net/