Ish-deputetja e NISMA Socialdemokrate, Shukrije Bytyçi ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDK-së në Malishevë dhe kandidati për kryetar të komunës, Isni Kilaj.
“Ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, në përkrahje të qeverisjes sime. Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës. Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores. Bashkë për Malishevën”. ka shkruar ai në Facebook.