Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ironizuar me kundërkandidatin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Në emisionin Politikon në Kanal 10, Rama është pyetur nëse do të ia jepte një drejtori Haradinajt, shkruan Reporteri.net.

Ai ma ironi ka thënë se Haradinaj do ta kishte më mirë në Deçan, qyteti prej nga vije Haradinaj.

Reklamë

“Dautin duhet me mendu. Dauti e ka më mirë në Deçan. Nuk di çka i duhet Prishtina Dautit edhe ashtu fokusohet në zona rurale. Mundemi me mendu diçka nëse duhet”, tha Rama.

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diel.