Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ai do të jetë kryetari i ri i Prishtinës.
Në RTV dukagjini, Rama është shprehur i bindur se balotazhi do ta nxjerrë fitues në garën për Prishtinën.
Rama teksa zbuloi plan programin e tij tha se në planin e tij nuk është rrënimi i Stadiumit dhe Pallatit të Rinisë.
Rama e Vitia do të përballen në balotazh më 14 nëntor.