Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Arben Vitia është arsyetuar për videon ku shfaqet duke qeshur me një ide të kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama.
Ai tha se kjo nuk ishte përqeshje, por ishte satirë.
“Ne jemi në një luftë programesh. Përveç prezantimit, kemi edhe diskutime e kundër argumente. Kandidati i LDK’së nuk e di pse është dashur të prekej, ka qenë satirë, por as një ofendim e përqeshje e përulje që mund të cilësohet si e tillë’’, tha ai në Prime Time.
“Më shumë më ka shqetësuar gjuha që jo vetëm nga kandidati por edhe nga LDK vet, e persona politik, me disa goditje nën brez më kanë përqeshur e quajtur me emra që nuk besoj që i shërbejnë kësaj fushate, Në asnjë moment nuk kam sulmuar e as nuk do të sulmoj sepse nuk është në natyrën time. Ka qenë aspak e dizajnuar që të sulmohet apo përqeshet kandidati i LDK’së. Gëzoj një respekt për të, s’ka qenë ideja ta përqeshë apo ta quaj me emër siç më quajtën mua.”, tha ai.