Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.
Kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia ka marrë 843 vota, derisa Përparim Rama i LDK’së ka marrë 483 vota.
Uran Ismaili ka marrë 445 vota, Daut Haradinaj 160, Gëzim Mehmeti 44, Florim Isufi 7 dhe Avni Çakmaku 6 vota.
Vitia dhe Rama do të përballen në balotazh më 14 nëntor.
