×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në veri, mobilizohet Lista Serbe

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 18:02

    Një takim i përfaqësuesve të shtetit të Serbisë dhe përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova do të mbahet të mërkurën në Beograd, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.


    Lista Serbe ka bërë të ditur për Tanjug se kjo parti, si një forcë politike me gati 100% mbështetje të serbëve nga Kosova, do të vazhdojë të luftojë për çështjet e rëndësishme dhe të ndjeshme, duke marrë vendime në koordinim me Beogradin .

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet për katër komunat në veri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, pasi kryetarët e këtyre komunave të udhëhequra nga Lista Serbe, e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhanë dorëheqje kohë më parë.

    Zgjedhjet në këto komuna do të mbahen më datën 19 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!