×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 16:05

    Një djalë 20 vjeçar është zhdukur dhe familja e tij nuk ka dijeni për vendndodhjen e të riut. Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.


    “20 vjeçari Gentian Dermaku qe nga dje nuk është lajmëruar në shtëpi. Familjaret e kane lajmëruar rastin ne Polici, dhe kjo e fundit po bene kërkime për ta gjetur”, shkruan Kamenicapress.

    Krahas fotografisë së të riut, aty luten që të kushdo nga qytetarët që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.

    Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë. Këtë javë u zhduk një vajzë nga Prizreni dhe një i moshuar nga Bellanica e Malishevës, por që ky i fundit u gjet dhe u kthye në shtëpi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!