×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një 69-vjeçar nga Klina, kërkohet ndihmë për ta gjetur

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 15:36

    Policia e Kosovës është në kërkim të Kadri Gashit nga fshati Sferkë i Klinës, i raportuar si i zhdukur.

    Bëhet e ditur se familjarët s’kanë informacion nga 15 dhjetori i këtij viti, derisa i njëjti është i lindur më 31 korrik të 1952-s.

    “Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!