Policia e Kosovës është duke hetuar zhdukjen e një gruaje në Suharekë.

Sipas raportit 24-orësh, është raportuar se gruaja ka dalë nga shtëpia më 29 shtator, rreth orës 11:00, dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Reklamë

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.